Më 20 prill 2023, në prag të Fitër Bajramit, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi ISHP Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup.
Myftiu u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë nga drejtorët mr. Arkin Jahiji dhe prof. dr. Stojka Naceva – Fushtiq. Me këtë rast të gjithë fëmijëve të shtruar në këtë spital iu shpërndanë Paketa Bajrami.
Në të njëjtën ditë, Myftiu vizitoi edhe ISHP Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët KOZLE ku u mirëprit nga drejtorët dr. Besnik Zeqiri dhe Tahir Tahiri. Edhe në këtë shtëpi shëndeti së bashku me drejtorët shpërndanë Paketa Bajrami për të gjithë fëmijët e shtruar në të.
Ndjenja për të qenë pranë atyre që kanë nevojë për përkujdejse edhe gjatë festave, në formë mirënjohje shprehet në bashkëpunimin korrekt në shpërndarjen e Paketave të Bajramit!