Më 28 prill 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti hfz. Irfan Sulejmani vizituan xhematin e mesxhidit “Lejletul Kadër” në lagjen Gjorçe Petrov.
Myftiu dhe shoqëruesit e tij u mirëpritën në një ambient të ngrohtë me mikpritje vëllazërore të xhematit, këshillit të këtij mesxhidi dhe hatibit Fidush ef. Ibrahimi. Me këtë rast Myftiu uroi të pranishmit për renovimin e mesxhidit të cilin pjesërisht dhe materialisht e ndihmoi Myftinia dhe nga minberi përcolli mesazhin e xhumasë.
Njëkohësisht 20 nxënësve që ndjekin mësimet në mektebin e këtij mesxhidi Myftiu iu dhuroi nga një Elifba dhe Ilmihal.