Sot, më 3 janar 2020, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, në kuadër të vizitave javore kushtuar xhemateve të xhamive të territorit të Myftinisë së BFI – Shkup, vizitoi xhematin e xhamisë Allaxha pas rikonstruimit dhe punime të zhvilluara në objektin e xhamisë.
Hatibi i xhamisë Llokman ef. Kamberi, anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë.
Para namazit të xhumasë Myftiu iu drejtua besimtarëve me fjalë përshëndetëse.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vëllazëror nga ana e TIKA-së së Turqisë, me mbështetjen e treguar, kjo xhami mori këtë pamje të bukur”
Por, besimtarët tanë gjithmonë kanë demonstruar dashuri dhe përkushtim ndaj xhamive, të parët tanë dhanë kontribut të madh në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.Fatmirësisht sot, kjo traditë po vazhdon të trashëgohet edhe ndër ne, hoxhallarët në rolin e thirrësve si dhe besimtarët shkupjan, duke nga pasuria e tyre për të mbajtur gjallë xhamitë e Shkupit” – tha mes tjerash Myftiu.
Hytben e xhumasë e mbajti hatibi i xhamisë Llokman Efendiu.
Pas faljes së namazit Myftiu ndau kohë për të bashkëbiseduar me këshillin e xhamisë për tu njoftuar nga afër me ecurinë e punimeve të xhamisë.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup