MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “ARASTA”

Më 17 shkurt 2023, ditën kur kujtojmë Isran dhe Miraxhin, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup së bashku me personelin e Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë “Arasta” në Çarshi të Shkupit.

 

Në një atmosferë të këndshme, në mesin e xhematit të mrekullueshëm të kësaj xhamie, këshillit dhe hatibit të xhamisë dhe esnafit të çarshisë, nga minberi përcolli mesazhin e Israsë dhe Miraxhit dhe më pas udhëhoqi në faljen e namazit të xhumasë.