Më 14 prill 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e xhamisë “Nexhat Shahini” në lagjen Vizbeg.
Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiun në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore e pritën imami Berat ef. Sadiki, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm.
Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku përmendi katër kategori të njerëzve që do të hyjnë në xhenet pa llogari.