MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË NUR

Më 6 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Arment Halimi vizitoi xhematin e xhamisë “Nur” në lagjen Shuto Orizare.
Kjo vizitë është e veçantë nga se Myftiu ishte pranë xhematit të cilit si hatib i shërbeu plot 15 vite. Në pritje të Myftiut në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore ishin hatibi i kësaj xhamie Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve.
Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e ditës së xhuma ku theksoi rëndësinë dhe vlerën e sjelljes së mirë me njerëzit që bashkëjetojmë dhe ndikimin e saj në imanin e besimtarit.