Më 19 maj 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Gllumovë.

Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu në xhematet e Myftinisë. Myftiu u mirëprit nga xhematlinjtë, hatibi i kësaj xhamie Nexhati Ahmeti dhe këshilli i xhamisë.
Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.