MYFTIU VIZITON KOMPANINË “UKA KOMERC”

Më 20 janar 2020 (e hënë), Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga hoxhallarët e rajonit të komunës së Sarajit vizitoi kompaninë për përpunimin e produkteve të mishit “Uka Komerc, me rastin e marrjes së lejes per eksportim të produkteve për tregun evropian.
Myftiu me delegacionin e tij u mirëprit nga pronari z.Adem Abazi dhe stafi udhëheqës i kompanisë.

Në fillim të takimit, Myftiu në emër të Myftinisë uroi z.Abazin dhe stafin e pranishëm në këtë takim për suksesin e arritur.

” Disiplina, përkushtimi, serioziteti dhe tradita shumëvjeçare në këtë veprimtari si dhe produktet cilësore që ofroni si kompani e mirënjohur ka rezultuar që sot ju të fitoni lejen për shtrirje edhe përtej kufinjve të rajonit dhe padyshim se, kjo arritje, na bën krenarë si muliman të vendit tonë.” – tha Myftiu përgjatë këtij takimi.

Takimi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me ç’rast janë diskutuar shumë tema që kanë të bëjnë me nevojën dhe rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë të Myftinisë me afaristët e vendit.

Ndryshe, “UKA-KOMERC” me qendër në fshatin Lubin të komunës së Sarajit është kompani e njohur vendore që merret me përpunimin e produkteve të mishit dhe pas marrjes së kësaj leje do të fillon të eksporton produktet e saj edhe në tregjet e shteteve evropiane.

Zyra pë Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup