Më 1 janar 2023 Myftinia e BFI – Shkup organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami.
Besimtarë të shumtë, hoxhallarë dhe hafizlerë ia mësyen xhamisë “Mustafa Pasha”dhe krah përkrah njëri tjetrit falën namazin e sabahut.
Xhematin e pranishëm e freskuan hfz. Fatih Derdiyok dhe hfz. Xhemail ef. Nuhiju me lexim nga Kurani famëlartë dhe Ilahi. Në faljen e namazit të sabahut xhematit i priu hfz. Fatih Derdiyok.
Xhematin e pranishëm e përshëndeti hatibi i kësaj xhamie Abdusamet ef. Zekiri.
Nikoqiri i këtij organizimi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij para xhematlinjëve mes tjerash theksoi tri gjëra: të jemi të lidhur me adhurimin ndaj Allahut, të përcjellim rrugën e Muhamedit a.s. dhe të jemi të zgjuar. Ai më tej u shpreh se ne sot përjetojmë ndjenjën e një besimtari me identitet fetar të paluhatshëm.
Në duanë e rastit, atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë, Mustafa Mesten u lut për mbarësi dhe begati.