Më 1 janar 2024, Myftinia e BFI – Shkup në koordinim me atashehun për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, organizuan faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami.
Besimtarë të shumtë, hoxhallarë dhe hafizlerë sot ia mësyen xhamisë Mustafa Pasha dhe krah përkrah njëri tjetrit falën namazin e sabahut.
Xhematin e pranishëm e freskuan, hfz. Şükrü ef. Asıleren, hfz. Rıdvan ef. Akbaş,
hfz. Numan ef. Akbaş, hfz. Fatih ef. Derdiyok dhe h. Furkan ef. Jahja, me lexim nga Kurani famëlartë, përmendje të Allahut, salavate, ilahi dhe dua. Në faljen e namazit të sabahut xhematit i priu Dr. Hfz. Osman ef. Şahin.
Nikoqiri i këtij organizimi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij para xhematlinjë
Dr. Hfz. Osman ef. Şahin, kryetari i këshillit të Kiraetit në Turkiye, shprehu kënaqësi
ve të shumtë, përshëndeti të gjithë të pranishmit, ku mestjerash në këshillën e tij i theksoi tre gjërat më të rëndësishme në jetë; një shok i mirë që të orienton dhe udhëzon kur gabon, një ekzistencë të fituar me pasuri hallall dhe një namaz që të pastron gjynahet e kaluara e shton sevapet, këshillën e përfundoi me lutje dhe dua për vëllezërit tanë të përvuajtur në Gazza e kudo në botë.
n e tij që sot në ditën e parë të vitit është prezent në qytetin e Shkupit me shumë xhematlinjë nëfaljen e namazit të sabahut.
Në duanë e rastit, atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, Mustafa Bodur u lut për mbarësi dhe begati.
Në fund, pas daljes nga xhamia u bë shpërndarja e çorbës për pjesëmarësit.
Përndryshe, aktiviteti me hafizlerët do të vazhdojë sonte në mbrëmjen Kur’anore në xhaminë e “Isa Beut” pas namazit të jacisë.