NAMAZI I TERAVISË ME HATME

Myftinia e BFI – Shkup muajin e bekuar të Ramazanit e filloi në xhaminë “Murat Pasha”, në Çarshi të Shkupit, të cilën Myftinia e ka përcaktuar që teravia të falet me hatme.
Myftinia e Shkupit riktheu traditën e vjetër në Shkup, faljen e namazit të teravisë me hatme gjatë muajit Ramazan dhe për këtë qëllim ka përcaktuar hafizin Numan Selami të udhëheqë me namazin e teravisë nën mbikqyrje të hafiz Sadudin Sulejmani.
Para namazit të teravisë ligjëruesi prof. dr. Sulejman Baki përshëndeti dhe uroi bësemitarët për fillimin e muajit të Ramazanit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që kontribojnë që teravia në këtë xhami të falet me hatme me lutje që Allahu xh.sh. të na i pranojë të gjitha ibadetet tona.