Më 13 prill 2023 në xhaminë “Ikre” në Saraj, Myftinia e BFI – Shkup vazhdoi aktivitetet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Burhan ef. Ramani dhe hoxhallarëve e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.
Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë “Ikre” në vazhdën e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Në vazhdim me këshilla dhe mesazhe u paraqitën Amel ef. Kurtishi, hatib në xhaminë Kasim Beu, Hafiz ef. Izairi, hatib në xhaminë e Dëshmorëve në Hasanbeg, Xhevahir ef. Kamberi, imam dhe hatib në xhaminë Mehmet ef. Sadik dhe Berat ef. Sadiki, imam në xhaminë Nexhat Shahini në Vizbeg.