NATA E 25-TË U SHËNUA NË LUBOTEN

Më 15 prill 2023 në xhaminë “Haxhi Isen dhe Feta” në Luboten, Myftiu i Mytinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili kryesoi aktivitetin e radhës që Myftinia e realizoi në kërkim të Natës së Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Samedin ef. Ismaili dhe hoxhallarëv e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.
Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë “Haxhi Isen dhe Feta” të realizojë këtë aktivitet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili theksoi vlerën dhe mësimet që na përcjellin këto netë.

Në vazhdim me këshilla dhe mesazhe u paraqitën Muharem ef. Ismaili, hatib në xhaminë “Isa Beu”, Nusret ef. Fazliu, hatib në xhaminë “Halil ef. Ibrahimi” Kondovë, Llokman ef. Abdullai hatib në xhaminë “Haxhi Sabri” në Batincë dhe Zeqirja ef. Tairi hatib në xhaminë “Nur” në Bukoviq.