NË TË GJITHA XHAMITË E MYFTINISË SË SHKUPIT RESPEKTOHEN REKOMANDIMET E BFI – SË GJATË FALJES SË NAMAZEVE DITORE

Sot, më 12 maj 2020, (e martë), bazuar në vendimin e BFI-së për rihapjen e xhamive dhe udhëzimet e Myftinisë së Shkupit për kryerjen e namazeve kolektive nëpër xhami, u respektuan masat mbrojtëse gjatë qëndrimit të besimtarëve nëpër xhami si dhe gjatë faljes së namazit.
Të gjitha xhamitë pa përjashtim plotësuan të gjitha rekomandimet tona në bazë të pikave të renditura në udhëzuesin zyrtar të Myftinisë se Shkupit mes tjerash:
Pastrimi i hapësirave të xhamisë para dhe pas faljes së namazit ,përdorimi i dezinfektuesve , përdorimi i maskave mbrojtëse, si dhe besimtarët iu bashkangjiten namazit me xhemat me sexhadet e tyre personale duke pasur kujdes dhe në mbajtjen e distancën fizike.

Shprehim falënderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë nëpunësve fetarë, këshillave të xhamive si dhe të gjithë besimtarëve që treguan një vetëdije të lartë me respektimin e të gjitha rekomandimeve tona.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI -Shkup