NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË

Më 14 janar 2024, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me atasheun për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes z. Mustafa Bodur, organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar me një program modest kushtuar brezave të rinjë të qytetit tonë në xhaminë Mustafa Pasha.
Bashkë në xhami sot ishte sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi h.Abdusamet ef. Zekiri, muezini h.Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme.
Në emër të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit, mestjerash theksoi ideatorin e këtij aktiviteti Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, përfundoi me lutje tek Allahu i Madhërishëm që këta vepra të jenë pranuara te Zoti dhe këta fëmijë në të ardhmen të e bartin amanetin e Allahut.
Në faljen e namazit të sabahut me të cilin udhëhoqi atasheu për çështje fetare, h. Mustafa Bodur, përshtypje të veçantë bëjnë xhematlinjtë e vegjël të cilët shijuan ndjenjën e sexhdes përkrah pridnërve të tyre.
Pas namazit të sabahut, imami hfz. Fatih ef. Derdiyok sëbashku me fëmijët kënduan ashere dhe disa ilahi.
Të gjithë fëmijët prezent në xhami u evidentuan morën pikët e tyre dhe në fund do ti marrin edhe shpërblimet.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, ndanë çorbë për të gjithë xhematlinjtë e pranishëm.