NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË

Me datë 25 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili për namaz të sabahut ishte në xhaminë e Mustafa Pashës ku realizohet projekti “në xhami së bashku me fëmijë”. Këtë projekt të Myftnisë së Shkupit dhe Atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes me kujdesin më te madh e bartin dhe e realizojnë hoxhallarët dhe këshilli i xhamisë për çdo të diel.
Me ç’rast në këtë ditë Myftiu bashkë me kolegët haxhallarë bëri edhe shpërndarjen e dhuratave të ditës.
All-llahu qoftë i kënaqur me bartësit dhe përkrahësit e kësaj pune të hajrit!