Më 22 janar 2023 Myftinia e BFI – Shkup organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar.
Bashkë në xhami sot ishin edhe bartësi i këtij aktiviteti Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i tij, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi Abdusamet ef. Zekiri, muezini Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme.
Myftiu në fjalën e tij përkujtoi rëndësinë e përcjelljes së vlerave islame nga gjenerata në gjeneratë e në veçanti kujdesin e ruajtjes së Kuranit në shtëpitë, zemrat, mendjet dhe gjuhët tona krahas asaj që dikush mundohet të djegë të njëjtin.
Në faljen e namazit të sabahut me të cilin udhëhoqi imami hfz. Fatih Derdiyok përshtypje të veçantë bëjnë xhematlinjtë e vegjël të cilët shijuan ndjenjën e sexhdes përkrah pridnërve të tyre.
Pas namazit të sabahut, imami hfz. Derdiyok dhe muezini i xhamisë Furkan Jahja kënduan ashere dhe disa ilahi.
Për fëmijët që sot e falën sabahun së bashku në xhami Myftiu së bashku me imamin dhe hatibin Abdusamet ef. Zekiri shpërndanë disa dhurata modeste për më të vegjëlit, donacion ky nga një bamirës, dashamirë i islamit dhe Myftinisë.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti, një xhematli për shpirt të nënës së tij të ndjerë ndau çorbë për të gjithë xhematlinjtë e pranishëm.