Nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë e Mustafa Pashës, u realizua nata e pare dhe e dytë në kuadër të ‘Netëve Kulturore Islame me nxënësit e mektebeve’.
Në prani të nikoqirit të aktivitetit, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fejsall ef. Kadriu, opeativës së Myftinisë, profesorëve të Medresesë ISA BEU, hoxhallarëve e mualimëve të nxënësve pjesmarrës, familjarë e xhematlinj nga Shkupi e rrethinë, performuan nxënësit garues në dy kategori:
Në natën e parë, më 22 korrik 2021, e enjte, u zhvillan dy kategori: Poezi islame; dhe ilahi.
Në kategorinë “Poezi Islame” garuan gjithsej 10 nxënës, ndërsa në kategorinë “Ilahi” garuan 6 grupe me ilahi.
Në kategorinë “Poezi Islame” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I- rë: nxënësja Iman Lata
Vendi i II- të, Malik Murtezi, nxënës pranë mektebit të xhamisë “UHUD” – Dizhon
Vendi i III- të: Lejla Shaçiroviç, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Hatunxhuk” dhe; Habibe Sulejmani, Mektebi i xhamisë së Tretë Saraj.
Në kategorinë “ILAHI” garuan gjashtë grupe të ilahistëve dhe pas paraqitjes së tyre komisioni vlerësues shpalli tre vendet e para:
Vendi i I- rë: Grupi i ilahistëve “XHAMIA E TRETË -SARAJ”
Vendi i II- të: Grupi i ilahistëve “XHAMIA E RE ÇAIR”
Vendi i III- të: Grupi i ilahistëve “HFZ.REXHEP EF. IMERI”
Në natën e dytë, 23 Korrik 2021, (e premte), u zhvillua gara në kategorinë Bukurlexim i Kuranit Famëlartë.
Në kategorinë “Bukurlexim i Kuranit Famëlartë” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I- rë: Jasin Hajredini, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Haxhi Qazim”
Vendi i II- të, Arbina Curri, nxënëse pranë mektebit të xhamisë “UHUD” – Dizhon
Vendi i III- të: Emran Tusha, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Mehmed ef. Sadik” – Vizbeg
Pas, shpalljes së rezultateve nga ana e komisioneve vlerësuese, u ndanë mirënjohje për gjithë nxënsit pjesmarrës dhe për mualimët në shenjë respekti për kontributin e tyre të dhënë në “Netët Kulturore Islame 2021’
Për të gjithë të interesuarit, më 24 korrik 2021, në xhaminë e Mustafa Pashës, me fillim në ora 20:30, vijon nata finale, ceremonia përmbyllëse e aktivitetit “Netët Kulturore Islame 2021’.