“NJË JETË NË SHËRBIM TË ISLAMIT” – PROJEKTI I RI MEDIATIK I MYFTINISË SË SHKUPIT

Myftinia e Shkupit fillon me xhirimet e emisionit më të ri “NJË JETË NË SHËRBIM TË ISLAMIT”, nën moderimin dhe kujdesin e hoxhë Ali ef. Ziberit.
Myftinia e Shkupit, sjell për gjithë besimtarët, projektin më të ri, që i kushtohet hoxhallarëve tanë, që jetën e tyre i‘a kushtuan xhamisë e mektebit e që vazhdojnë të jenë në shërbim të besimtarëve; të palodhshëm si gjithnjë, në predikimin e fesë islame dhe në edukimin e brezave në Shkup e më gjërë.
“Portreti i hoxhës; jeta e tij personale, detyra që ka mbartur ndër vite, sprovat, vështirësitë, sakrifica,përpjekjet, momentet më të mira e më të vështira gjatë kryerjes së këtij misioni të shenjtë; me një fjalë, gjithçka rreth kontributit dhe jetës së hoxhës. – shkruan në faqen zyrtare të Myftiut të Shkupit.
Personaliteti i parë me të cilin do të fillon emisinoi i parë në kuadër të videoprojektit “Një jetë në shërbim të islamit”, Mulla Sali Murtezani nga fshati Semenishtë.