Myftinia e BFI – Shkup, me rastin e festës së Kurban Bajramit, marrë parasyshë të gjitha rrethanat në vendin tonë, njofton gjithë nëpunësit fetarë, këshillat e xhamive dhe besimtarët e Shkupit se;
Dita e Kurban Bajramit është me datë 20.07.2021 (e martë), ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit do bëhet në ora 05:56. Marrë parasyshë rrethanat me pandeminë COVID – 19, edhe këtë vit Myftinia e Shkupit nuk organizon tubimin e lëkurave të kafshëve të therura, për çka ju rekomandojmë që lëkurat e kurbanit sipas mundësisë t‘i groposni në tokë, ndërsa kurbanat e gjallë do të pranohen te Medreseja “Isa Beu” në Kondovë vetëm nëse posedojnë certifikatë shëndetësore nga veterineri dhe të jenë të evidentuara me numër.
Nga ana tjetër, Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale – Shkup dhe komunat rurale përkatëse të qytetit të Shkupit, ka caktuar vende adekuate ku qytetarët do të kenë mundësi për hudhje të mbetjeve të kurbanit.
Lokacionet ku qytetarët do të mund t‘i hudhin mbetjet e kurbanit në shportat e veçanta janë:
1. Komuna Shuto Orizare:





2. Komuna Butel:


3. Komuna Gazi Babë:


4. Komuna Çair:




5. Komuna Saraj:


6. Komuna Studeniçan:



7. Komuna Haraçinë:

8. Ish selia e Myftinisë së Shkupit
