Më 15 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti në vizitë nxënësit që ndjekin mësimet për memorizim të Kuranit (hifz) pranë Insitutit “Hafiz Ismail Efendiu” që vepron në kuadër të Myftinisë, të udhëhequr nga përgjegjësi hfz. Xhemail ef. Nuhiju.
Përgjegjësi i Institutit e informoi Myftiun me ecurinë e punës me nxënësit e këtij instituti dhe aktivitetet që realizojnë. Në bisedën e ngrohtë, Myftiu njoftoi hafizat e ardhshëm me rrjedhat e aktiviteteve që realizon Myftinia. Në këtë takim Myftiu ishte nderuar me prezencën e haxhi Sejdi Kurtullush, shtyllë e shumë projekteve që ndërlidhen me hafizlerët dhe Kuranin.