PËRFUNDOI ME SUKSES TRAJNIMI PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT

Më 10 mars 2023, Myftinia e BFI – Shkup organizoi mbrëmjen e ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për përfundimin me sukses të trajnimit njëmujor për bukurkëndim të ezanit.
Në këtë ceremoni përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelit të Myftinisë të pranishëm ishin edhe trajnuesi hfz. Fatih Derdiyok, atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë Mustafa Mesten dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim.
Fillimisht Burhan ef. Ramani imam dhe hatib në xhaminë me dy minare – Saraj dhe pjesëmarrës në këtë trajnim këndoi një ashere për të shënuar hapjen e kësaj ceremonie.
Më pas, moderatori hfz. Irfan ef. Sulejmani referent në Myftininë e Shkupit ftoi trajnuesin Fatih Derdiyok të mer fjalën. Në fjalën e tij, trajnuesi foli për rrjedhën e trajnimit, falënderoi Myftininë për mundësinë e dhënë dhe pjesëmarrësit që iu përgjigjën thirrjes të përsosin melodinë e këndimit të ezanit.
Në fjalën e tij atasheu Mustafa Mesten uroi pjesëmarrësit në këtë trjanim dhe foli për rëndësinë e bukurkëndimit të ezanit.
Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit dhe foli për jetësimin e këtij projekti të shumëpritur dhe falenderoi të gjithë ata që në mënyra të ndryshme mundësuan realizimin e këtij trajnimi.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim, të palodhshëm gjatë muajit të trajnimit, kurorëzuan suksesin e tyre me certifikata që i pranuan.