PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA BISLIMOVA

Më datë 6 shkurt 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Anesa Bislimova.
Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit, hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizen dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uruoi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë së Re në Çair para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë.
Komisioni i hifzit ishte në këtë përbërje:
Hfz. Nehal Ibrahimi
Hfz. Selvije Dardhishta Shakiri
Hfz. Kadrije Sulejman
Përndryshe, hafizeja Anesa Bislimova hifzin e kreu tek muhafizeja hfz. Munever Murtezi.