Më 26 shkurt 2023, Myftinia e BFI – Shkup vazhdoi me përgatitjet e Ramazanit 2023.
Në bashkëpunim me Radio Vati u realizua video projekti “Në prag të iftarit”. Është ky, projekt që realizohet me nëpunësit fetarë që trajtojnë tema të ndryshme si përgatitje për muajin e shnejtë të Ramazanit. Këtë projekt e udhëheq h. Rijad ef. Kalisi, hatib në xhaminë “Xhedid Isa Beg”.
Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit, gjatë muajit të Ramazanit në Radio Vati, në faqen e Myftinisë dhe në TVMyftinia në facebook.