Më 20 mars 2023 pjesëmarrësit në trajnimin për bukurkëndim të ezanit u kthuen nga vizita treditore në Bursa të Republikës së Turqisë.

Kjo vizitë e udhëhequr nga përgjegjësi hfz. Irfan Sulejmani dhe trajnuesi Fatih Derdiyok u realizua pas trajnimit njëmujor për bukurkëndim të ezanit që u zhvillua në xhaminë Kasim Beu në Shkup.
Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime zyrtare me Myftiun e Myftinisë së Bursës Javuz Selim Karabajër, Drejtorin e përgjithshëm të fondacionit fetar pranë Dijanetit të Republikës së Turqisë, Izani Turan me çrast në emër të Myftiut iu nda nga një mirënjohje dhe botimet e Myftinisë së Shkupit në gjuhën turke. Pjesë e kësaj vizite ishin tre xhamitë historike në Bursa si Ullu xhamia, Emir Sulltan dhe xhamia Muradije. Në vizitat e xhamive vizitorët u prezantuan me Kuran dhe ilahi dhe morën pjesë në ceremoninë e duasë të 25 000 hatmeve të lexuara për të vdekurit në tërmetin që e kaploi Turqinë që u realizua në Ullu xhami.
Përveç vizitave zyrtare pjesëmarrësit në trajnim patën kohë të lirë të vizitojnë të afërm dhe familjarë të tyre në Bursa dhe të shëtisin dhe vizitojnë vende të tjera historike në Bursa.