PRITJA TRADICIONALE “TË BËJMË BAJRAM SË BASHKU”

Më 22 prill 2023 Myftinia e BFI – Shkup, organizoi pritjen tradicionale “Të bëjmë bajram së bashku”.
Me këtë solemnitet, Myftinia kurorëzoi angazhimin e suskesshëm të hoxhallarëve, këshilleve të xhamive edhe veprimtarinë e saj gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për angazhimin e hoxhallarëve nëpër xhamitë ku kanë shërbyer gjatë muajit të Bekuar të Ramazanit.
Në patronazhin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili këtë sofër tradicionale e nderuan një numër i madh i nëpunësve fetarë; hatibë, imamë dhe këshille të xhamive të rajoneve të Shkupit.
Në fjalën e tij, Myftiu vlerësoi kontributin e nëpunësve fetarë gjatë muajit të Ramazanit, gjallërimin dhe ngritjen e ndjenjës fetare që sjell respekt dashuri dhe mirëmbajtje të jetës fetare.