Më 11 janar 2024, pas namazit të akshamit në xhaminë “Arasta” në çarshinë e Shkupit, Myftinia e BFI – Shkup në koordinim me këshillin e kësaj xhamie realizoi program të begatë fetar në shënim të hyrjes në tre muajt e bekuar.
Këtë manifestim përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili të shoqëruar nga personeli i Myftinisë e begatuan hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematlinjë të xhamisë.
Në fjalën e tij mirëseardhëse hatibi i kësaj xhamie dr. Rahim ef. Kaloshi, uroi këtë natë dhe falenderoi Myftininë që ka përzgjedhur këtë xhami.
Në fjalën e rastit, Myftiu foli mbi vlerën e tre muajve të dalluar dhe theksoi se kjo na përkujton Muhamedin a.s. që këtë periudhë e shfrytëzoi për kërkimfalje ndaj Allahut fuqiplotë dhe përgatitje për muajin e bekuar të Ramazanit. Andaj duhet të shfrytëzojmë këtë periudhë për lexim të Kur’ani, vetëllogari dhe përgatitje për muajin e bekuar të Ramazanit.
Në këtë manifestim, hfz. Adnan ef.
Elmazi; hfz. Bejtallu ef. Selmani; h. Burhan ef. Ramani; h. Furkan ef. Jahja, e begatuan këtë natë me Kuran dhe ilahi, ndërsa të pranishmive iu sollën freski shpirtërore.
Ky program u përmbyllë me duanë e sekretarit të Myftinisë, mr. Nexhmi ef. Ferati,