PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMËRORE KUSHTUAR NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT NË XHAMINË IKRE – SARAJ

Më datë 6 shkurt 2024, Myftinia e BFi – Shkup në bashkëpunim me xhaminë Ikre – Saraj organizuan program fetar për gjininë femërore kushtuar natës së Israsë dhe Miraxhit, nën kujdesin e mualimes së xhamisë Xheuhere Ramani.
Në fillim në emër të Myftiu të pranishmit i përshëndeti përgjegjësja e institutit të hifzit për vajza “Bezisten” hfz. Kadrije Sulejman.
Këshilla drejtuar të pranishmeve kishin; profesoresha e Medresesë Isa Beu, prof. Naxhije Bakija dhe mualime Emine Duraku.
Programi u begatua me perfomancen e korrit të Medresesë që me zërat e tyre freskuan të pranishmit me kuran dhe ilahi.
Duan e kësaj nate të begatshme e mbajti hfz. Haxhere Sulooxha Veseli.