Më 17 Shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup në xhaminë Qendrore në Hasnbeg realizoi program fetar dedikuar gjinisë femërore me rastin e Israsë dhe Miraxhit.
Ky program u begatua me ligjëratë në të cilën Arife Iseni para të pranishmeve përcolli mesazhet e Israsë dhe Miraxhit.
Përskaj ligjëratës ky manifestim u pasurua edhe me ashere, Ilahi dhe pjesë të mevludit.