Me datë 28 korrik 2023, në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, drejtori i medresesë Isa Beu dr. Islam ef, Islami, administrata e Myftinisë, në prani të hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizes Anesa Bajrami.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizes Mr. Haxhere V. Sulooxha, të hafizes dhe të familjës së hafizes në këtë rrugëtim të shenjtë.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizes dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suksesit.
Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë dr.Islam ef. Islami.
Në fund hafizes iu nda certifikata e hifzit, një plaketë dhe një laptop, ndërsa muhafizes një mirënjohje.
