PROMOVIMI I HAFIZES ANESA BISLIMOVA

Më datë 8 shkurt 2024, në xhaminë “Uhud” – Dizhon, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtori i Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Anesa Bislimova.
Hatibi i xhamisë h. Metush ef. Memedi, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizes për mundin e dhënë, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizes t’i japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizes dhe theksoi se Shkupi vazhdimisht ka ditur të dëshmojë veten me nxjerrjen e hafizave, ndërsa për mua është një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.
Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami.
Në fund nga Myftinia e Shkupit, hafizes iu nda certifikatë e hifzit, laptopë, plaketë hafizes ndërsa muhafizes iu nda mërnjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë matariale – pliko për hafizen dhe muhafizen.
Lusim Allahu e Madhërishëm hafizes t’i jep shëndet e shumë suksese në të ardhmen.