Me datë 29 dhejtor 2023, në xhaminë “Me Dy Minare” – Vizbeg, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Merdije Abdi.
Hatibi i xhamisë h. Ibraim ef. Ibrahimi, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Irfan ef. Sulejmani për mundin e dhënë, që këtë vitë përskajë shumë aktiviteteve si Myftini, e përmbyllim me këtë ceremoni të hifzit, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizes t’i japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizit dhe theksoi se Shkupi vazhdimisht ka ditur të dëshmojë veten me nxjerrjen e hafizave, ndërsa për mua është një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.
Duanë e rastit e bëri h. Fejsall ef. Kadriu.
Në fund nga Myftinia e Shkupit, hafizes iu nda certifikatë e hifzit, laptopë, plaketë hafizit ndërsa muhafizit iu nda mërnjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë matariale – pliko për hafizen dhe muhafizin.
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, përcolli mesazhin e xhumasë nga hutbeja e xhamisë.
Familja e hafizes, kishte pregaditur drekë për mysafirët, me lutje te Allahu i Madhërishëm t’ua shtojë bereqetin, ndërsa hafizes t’i jep shëndet e shumë suksese në të ardhmen.