PROMOVIMI I HAFIZIT MUHAMET AMETI

Me datë, 15 dhejtor 2023, në xhaminë e “Duqanxhikut” – Shkup, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili, myftiu i Shtipit mr. Nasir ef. Rexhepi, myftiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi, drejtori i Medreses Isa Beu prof. Islam Islami, kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibrahimi, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Muhamet Ameti
Hatibi i xhamisë h. Remzi ef. Isaku, në emër të familjes së hafizit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizit të ri i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Abdulkerim ef. Ebibi për mundin e dhënë, që tani këtë mekteb e ka shëndrruar në një vatër të hifzit, për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizit t’i japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat.
Në fjalën e tij, kryetari i komisionit të hifzit, hfz. Xhemail ef. Nuhiju paraqiti një përmbledhje të rrugëtimit të hafizit.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizit dhe të muhafizit dhe theksoi se Shkupi vazhdimisht ka ditur të dëshmojë veten me nxjerrjen e hafizave, ndërsa për mua është një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.
Duanë e rastit e bëri Myftiu i Tetovës, dr. Selver ef. Xhemaili.
Në fund nga Myftinia e Shkupit hafizit iu nda certifikatë e hifzit, laptopë, plaketë hafizit ndërsa muhafizit iu nda mërnjohje për kontributin e dhënë.
Reisul Ulema ndau nga një dhuratë matariale – pliko për hafizin dhe muhafizin.
May be an image of 2 people
May be an image of 4 people and dais