PROMOVIMI I HAFIZIT SEAD FERATI

Me datë 9 qershor 2023, në xhaminë “Rezistenca” në Haraçinë, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, myftiu I Velesit Nejazi ef.Murati, drejtori i Medreses Isa Beu prof. Islam Islami, kryetari Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi, para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Sead Ferati
Hatibi I xhamisë Ali ef.Sadiku mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizit të ri i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet.
Në emër të familjes Ferati mr.Nexhmi ef. Ferati falenderoi myftiun dr.Qenan ef.Ismaili, muhafizin hfz. Xhemail ef.Nuhiu dhe gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuan që familja jonë të pasurohet me hafizin Sead Ferati.
Në emër të banorëve të komunës së Haraçinës me fjalë përshëndetëse iu drejtua kryetari z.Ridvan Ibrahimi I cili shprehu kënaqësin dhe gëzimin që komunës tonë iu shtua edhe një hafiz.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz. Xhemail Nuhiju I cili me një përkushtim të veçantë po jep frytet e kontributit të institutit të hifzit “Ismail Efendiu”, për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizit t’I japë shëndet dhe t’ia kompensojë në dy botët.
Në fjalën e tij, kryetari i komisionit të hifzit, Abdulkerim Ebipi prezantoi përmbledhje të rrugëtimit të hafizit.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizit dhe të muhafizit dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suksesit.
Duanë e rastit e bëri hatibi I xhamisë Ali ef. Sadiku
Në fund nga Myftinia e Shkupit hafizit iu nda certifikatë e hifzit, laptopë, plaketë hafizit ndërsa muhafizit iu nda mërnjohje për kontributin e dhënë.
Reisul Ulema ndau nga një pliko për hafizin dhe muhafizin.