Me datë 26 korrik 2023, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa morri pjesë në eventin e organizuar nga Instituti i Trashëgimis Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit, për të shënuar 60-vjetorin e tërmetit të Shkupit, i cili u mbajt në Çifte Hamam në çarshi të Shkupit. Në këtë ngjarje u promovua libri “Tërmeti i vitit 1963, Shpërfytyrimi i Shkupit” dhe u hap një ekspozitë e përgatitur nga autori prof. dr. Skender Asani.
Këtë event me fjalë përshëndetëse e nderoi kryetari i BFI -së Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe Ambasadori i Kosovës z. Florian Qehaja. Ishte nderi i joni të jemi sëbashku në mesin e shumë personaliteteve me peshë në shoqërin tonë.
Ky libër është rezultat i bashkëpunimit të ITSHKSH dhe Myftinisë së Shkupit.
Shprehim mirënjohje autorit të librit dhe jemi të gatshëm të mbështesim iniciativa të ngjashme që përmbajnë dhe vënë në pah të kaluarën tonë, si dhe të vërtetat nga historia jonë e pasur islame.