Marrë parasysh situatën me Covid 19 e cila dukshëm është rënduar, Myftinia e Shkupit, ju bën thirrje të gjithë imamëve, hatibëve dhe këshilleve të xhamive, që të respektohen të gjitha protokolet shëndetësore me një kujdes të veçantë, prandaj ju kishim lutur që të shtohet kujdesi ndaj masave mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga rreziku i infektimit:
– ruajtjen e distancës fizike
– të nënvizohen pikat e faljes
– para dhe pas namazeve të ajrosen xhamitë
– vendosja e dezinfektantëve në hyrje- dalje të xhamive
– xhamia që ka oborr namazi të falet në ambient të hapur
– mbajtjen e maskës dhe sexhade personale
– kujdesi ndaj kontakteve fizike (mospërshëndetja për dore)
Vërejtje: Ju lutemi që hutbeja e xhumasë mos të zgjatet më shumë se 10 minuta.