QARKORE – KURBAN BAJRAMI

Myftinia e BFI – Shkup, me rastin e festës së Kurban Bajramit, për nëpunësit fetar, këshillat e xhamive dhe besimtarët e Shkupit lëshon këtë:
QARKORE
Dita e Kurban Bajramit është me datë 28.06.2023 (e mërkurë), ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit do bëhet në ora 05:41.
Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale – Shkup, ka caktuar vende adekuate ku qytetarët do të kenë mundësi për hudhje të mbetjeve të kurbanit në këto lokacione:
1. Komuna Shuto Orizare:
– Marketi Harbin
– Stacioni fundit i autobusit 19
– Në afërsi të selisë së komunës Shuto Orizare
– Në afërsi të xhamisë Hamdi Pasha
2. Komuna Butel:
– Në xhaminë Fetah Efendi – Butel
– Në xhaminë Bedër – Butel 1
3. Komuna Gazi Babë:
– Te varrezat në Kamenik
– Stadioni në Gazi Babë
4. Komuna Çair:
– Ish Higjiena Komuale – Lagjja Seravë
– Në afërsi të restorant FA&FA – Çair
– Xhamia e Re – Çair
– Në afërsi të teqes – Dyqanxhik
5. Komuna Saraj:
– Komuna e vjetër – Saraj
6. Komuna Studeniçan:
– Studeniçan – Qendër
– Moranë
– Batincë
7. Komuna Haraçinë:
– Depoja për mbeturina në fshatin Haraçinë
8. Ish selia e Myftinisë së Shkupit – Kalaja
Vërejtje: Gjatë therrjes dhe vendin e therrjes së kurbanëve duhet tu përmbahemi normave fetare dhe ligjore pasi pasojat e të njejtave i mban vetë therrësi.