بسم الله الرحمن الرحيم
الحمد لله رب العالمين، و افضل الصلاة و اتم التسليم على سيد المرسلين، اللهم علمنا ما ينفعنا و انفعنا بما علمتنا، اللهم ارزقنا السداد في القول، و بعد:
Përgjigje mbi dispozitën e monedhave virtuale (kriptovalutat)
Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre?
Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore.
Në vazhdim, do të paraqesim emrat e disa dijetarëve dhe intitucioneve relevante në lidhje me qëndrimin e Islamit, respektivisht, dispozitën e Sheriatit Islam, të cilët janë të mendimit se, përdorimi i këtyre monedhave është i ndaluar (haram);
1. Departamenti (Zyra) për Çështje Islame dhe Veprimtari të Mirë, pranë qeverisë së (Imares – Principatës) Dubait, nr. i fetvas: 69053, data: 31.03.2020.
دائرة الشؤون الاسلامية و العمل الخيري، حكومة دبي، رقم الفتوى، 69053، تاريخ، 31/30/2020.
2. Komisioni i Përgjithshëm për Çështje Islame dhe për Vakëf, Imaratet Arabe të Bashkuara, nr. i fetvas: 131131, data: 24.02.2021.
الهيئة العامة للشؤون الاسلامية و الاوقاف، الإمارات العربية المتحدة، رقم الفتوى، 131131، تاريخ، 24/02/2021.
3. Unioni Botëror i Dijetarëve Mysliman, Katar. Prononcim i Sekretarit të Përgjithshëm (Gjeneral) të këtij unioni, Dr. Ali Karadagi, në Al-Xhezira Mubashir, data: 27.02. 2021. Ku në mënyrë të detajuar sqaroni shkaqet e ndalimit të këtyre monedhave.
الدكتور علي القره داغي، الامين العام للإتحاد العالمي لعلماء المسلمين، قطر، الجزيرة مباشر، تاريخ، 27/02/2021
4. Zyra për Fetva, Egjipt, udhëheqësi (myftiu) i kësaj zyre Dr. Shevki Ibrahim Al-Alam, nr. i fetvas: 4205, data: 28.12. 2017.
دائرة الإفتاء, مصر، الدكتور شوقي إبراهيم علام، رقم الفتوى، 4205، تاريخ، 28/12/2017
5. Po ashtu edhe Shejh Uvejda Othman, drejtor për fetva gojore dhe sekretar për fetva pranë Darul Ifta Misrijje, i cili është prononcuar në web faqen e Darul Ifta Misrijje.
الشيخ عويضة عثمان، مدير الفتوى الشفوي، و أمين الفتوى بدار الإفتاء المصرية،
6. Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenjë, Mbretëria Arabe Saudite. Prononcim i anëtarëve të këtij komisioni, Abdulla El-Meni, data: 15.04. 2021. Gjithashtu edhe anëtari tjetër i këtij komisioni, Shejh Abdulla ibn Muhammed El-Mutlak, data: 15.01. 2018.
هيئة كبار العلماء، مملكة العربية السعودية، الشيخ عبدالله المنيع، تاريخ، 15/04/2021. و الشيخ الدكتور عبدالله بن محمد المطلق، تاريخ، 15/01/2018
7. Kurse Akademia e Fikhut Islami, në Xhedde, Arabin Saudite ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje, sepse kjo akademi është duke bërë analiza dhe studime dhe pastaj të sjell vendimin edhe atë për shkak të rëndësinë dhe rrezikun që kanë këto monedha. Nr i vendimit 237 (8/24). Seanca e njëzetë e katërt, e mbajtur në Dubaj mes 04-06. 11.2019.
8. Kryesia e Dijanetit të Republikës së Turqisë
Në fetvanë për paratë virtuale të përgatitur nga Këshilli i Lartë për Çështje Fetare pranë Kryesisë së Çështjeve Fetare të R. së Turqisë, përdoret shprehja e mëposhtme:
“Përdorimi i kriptomonedhave digjiitale nuk lejohet sepse në thelb ato mbartin pasiguri serioze, kanë rrezik të lartë mashtrimi dhe të mashtrojnë, nuk kanë asnjë garanci sigurie dhe në vete përmbajnë të njohurën publikisht si “zinxhir lumturie” me të cilat fitohet pasuri e pamerituar ”. Data, 29.11. 2017
9. Darul Ifta Filistinijje – Myftinia e Palestinës.
Me sa jemi në dijeni, deri në këtë kohë, asnjë nga vendet Islame e as nga vendet arabe nuk kan pranuar këto lloje të monedhave elektronike.
All-llahu e din më së miri.
Prof. Dr. Taxhedin ef. Bislimi
Kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup

