RAFSHOHET PARCELA E VARREZAVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT NË FSHATIN BLLACË

 
Në prani të referentit H. Fejsall ef.Kadriu, gjatë këtyre ditëve të vikendit, e shtunë – e diel, dy ditë radhazi, janë zhvilluar intenzivisht punimet në rregullimin e fushës së varrezave në fshatin Bllacë.
H. Fejsall ef. Kadriu në cilësinë e përgjegjësit për Vakufe pranë Myftinisë së Shkupit, po mbikqyr nga afër punimet që po zhvillohen në fushën e varrezave.
Ky aksion për rregullimin e varrezave po realizohet me sukses falë mbështjetjes së familjes së Haxhi Çelebiut nga Saraji i Shkupit, respektivisht djalit të tij Bujar Shahini, i cili mori përsipër rregullimin e varrezave, për shpirtin e prindërve të tij.
Myftinia e Shkupit falënderon z.Bujar Shahinin për kontributin e dhënë, me lutje që All-llahu ta shpërblejë me mirësitë e Tij të panumërta.