RAMAZANI 2021: EDICIONI I 85-TË I EMISIONIT ‘KËSHILLA E XHUMASË’

Sot, 14 maj 2021, (e xhuma), sekretari i Myftinisë së Shkupit, Mr.Nexhmi ef. Ferati ishte i ftuar në edicionin e 85- të në kuadër të emisionit “Këshilla e xhumasë” në Radio Vati.
Mr.Nexhmi ef. Ferati, në këtë edicion, në cilësinë e bartësit, udhëheqësit të projektit të Ramazanit 2021, foli mbi aktivitetet e Ramazanit të sivjetshëm, shpalosi para dëgjuesve angazhimin e Myftinisë së Shkupit në organizimin e programeve fetare, vizitat ditore të referenëve nëpër xhamitë e gjitha rajoneve të Myftinisë së Shkupit, video-projektet e realizuara etj.