RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË ‘MURAT PASHA’ – ÇARSHI E VJETËR

RAMAZANI 2021: PËRFUNDON LEXIMI I MUKABALES NË XHAMINË ‘MURAT PASHA’ – ÇARSHI E VJETËR

 

Sot, e martë, (11 maj 2021), dita e 29-të e muajit Ramazan, në xhaminë e Murat Pashës u realizua duaja e hatmes së mukabeles, të udhëhequr nga imami i xhamisë, hfz. Sadudin ef. Sulejmani.
Përfaqësues të Myftinisë së Shkupit, në këtë ceremoni ishin; H.Fejsall ef. Kadriu, referent i Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit, Dr.Fatmir ef. Zaimi, referent i xhamive të rajonit të qytetit pranë Myftinisë së Shkupit.
Në fillim , hatibi i xhamisë Dr. Sulejman ef. Baki të pranishmëve iu drejtua me fjalë përshëndetëse dhe i’u dëshiroi mirëseardhje në këtë ceremoni me rastin e përfundimit të mukabeles, duke lutur Allahun që ta ketë pranuar mundin e imamit të xhamisë hfz. Sadudin Efendiut dhe hafizlerëve të rinj që ishin të angazhuar.
Më pas, në emër të Myftiut të Shkupit, dr.Qenan ef. Ismaili, fjalë rasti pati, dr. Fatmir ef. Zaimi i cili përgëzoi hfz. Sadudin ef.Sulejmanin për kontributin e tij, që kjo traditë të përjetohet edhe këtë Ramazan, duke vlerësuar dhe çmuar përkushtimin e hafizlerëve të rinj që ishin ishin të angazhuar në leximin e mukabeles që nga dita e parë e Ramazanit.
Fjalën e tij e përfundoi me lutjen që Allahu xh.sh ti shpërblejë gjithë ata që ishin pjesë e leximit të mukabeles.
Duanë e rastit, e bëri h.Fejsall ef. Kadriu.