REAGIM

Feja islame për emër zgjodhi mesazhet më të rëndësishme, pra paqen dhe harmoninë ndërnjerëzore.
Kështu, islami pikësëpari jep mesazhe me emrin e tij, me emrin e paqes.
Por, fatkeqësisht, në këto netë të bekuara të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, jemi dëshmitarë të sulmeve makabre, frikës e persekutimit të popullates palestineze, ku mediat raportojnë për dhunën e që po ushtrohet mbi besimtarët muslimanë në xhaminë Al – Aksa.
Shprehim shqetësimin tonë mbi dhunën e ushtruar sepse është detyrë e jona që të angazhohemi për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon, në këtë vend ku po mohohet e drejta njerëzore, po mohohet e drejta bindjes fetare të mijëra muslimanëve.
E lusim Allahun e Madhërishëmqë ky konflikt të marrë fund sa më shpejtë të rikthehet paqja dhe rehatia në Aksanë e bekuar!
MYFTINIA E BFI – SHKUP
Dr. Qenan ef. Ismaili
Myfti i Shkupit