Islami si fe e paqes dënon dhe nuk pranon asnjë akt dhune, që mund të shërbejë për arritjen e qëllimeve të caktuara, përfshirë edhe ato që kryhen në emër të fesë.Feja islame thërret në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave universale njerëzore, të cilat paraqesin edhe objektivat kryesore të mësimeve profetike e urdhërit të Zotit, e që populli ynë shqiptar e ka ruajtur si vlerë parësore paqën, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare.
Urrejtja, terrori dhe dhuna nuk kanë fe, etni, e as racë; ato janë vepra të shëmtuara dhe si të tilla duhet të dënohen.
Paqen e kemi amanet nga All-llahu , çdokush që tradhëton këtë amanet, ka tradhëtuar All-llahun!
Dhashtë Zoti që në këtë botë të mbretërojë paqja dhe dashuria!
Dr.Qenan ef. Ismaili
Myfti i Shkupit