REALIZOHEN ME SUKSES NETËT KULTURORE ISLAME 2023

Nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë e Sulltan Muratit, u realizuan tre netët në kuadër të ‘Netëve Kulturore Islame me nxënësit e mektebeve’.
Në prani të nikoqirit të aktivitetit, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, opeativës së Myftinisë, profesorëve të Medresesë ISA BEU, hoxhallarëve e mualimëve të nxënësve pjesmarrës, familjarë e xhematlinj nga Shkupi e rrethinë, performuan nxënësit garues në tre kategori.
Në këtë natë tani më tradicionale në Myftininë e Shkupit, për çdo vitë i ndahet MIRËNJOHJE për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të rrinjë, fjala është për mualimin HAXHI RAMADAN RAMADANI.
E lusim Allahun Fuqiplotë që ti japë shëndet të plotë dhe suksese të mëtutjeshme, dhe t’a shpërblej me xhenet në botën tjetër.
 Më 26 korrik 2023, e mëkurë u zhvilluan tre kategori: Ezan, poezi dhe ilahi.
Në kategorinë “Ezan” garuan gjithësej 5 nxënës, në kategorinë “Poezi Islame” garuan gjithësej 6 nxënës, ndërsa në kategorinë “Ilahi” garuan 11 nxënës.
Në kategorinë “Ezan” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I – HARBIN HAJREDINI, nxënës pranë mektebit të xhamisë hfz.Xhavit ef. Ibrahimi
Vendi i II – ARLIND KALISI, nxënës pranë mektebit Drita – Fushëtophan
Vendi i III – SABRI RUSHITI, nxënës pranë mektebit të xhamisë Nerez i poshtëm.
Në kategorinë “Poezi Islame” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I- rë: ZEHRA BYTYQI, nxënëse pranë mektebit të xhamisë “UHUD” – Dizhon.
Vendi i II- të: DIELLZA JASHARI, – nxënëse pranë mektebit Drita – Fushëtophan
Vendi i III- të: FATIME ABAZI, – nxënëse pranë mektebit të xhamisë Sfillare e poshtme.
Në kategorinë “ILAHI” garuan njëmbëdhjetë ilahistë dhe pas paraqitjes së tyre komisioni vlerësues shpalli tre vendet e para:
Vendi i I- rë: JASIR KADRIU dhe MENTOR FERATI, instituti i hifzit për djem “Hfz.Ismail efendiu”
Vendi i II- të: ERINA HALILI, nxënëse pranë mektebit të xhamisë Ebu Bekri – Shutkë
Vendi i III- të: OSMAN OSMANI, nxënës pranë mektebit të xhamisë Sfillare e poshtme.
Pas, shpalljes së rezultateve nga ana e komisioneve vlerësuese, u ndanë mirënjohje për gjithë nxënësit pjesmarrës dhe për mualimët në shenjë respekti për kontributin e tyre të dhënë në “Netët Kulturore Islame 2023″.
Më 26 korrik 2023, e enjte u zhvillua gara në kategorinë: Bukurkëndim nga Kur’ani Famëlartë, ku në këtë kategori garuan gjithësej 12 kanidatë,
Në kategorinë “Bukurkëndim nga Kur’ani” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I – Erhan Saliu nxënës pranë mektebit të xhamisë hfz.Xhavit ef. Ibrahimi
Vendi i II – Ajan Ibrahimi, nxënës pranë mektebit Sulltan Fatih Mehmed
Vendi i III – Jusuf Lazimi, nxënës pranë mektebit të xhamisë Nerez i poshtëm.
Pas, shpalljes së rezultateve nga ana e komisioneve vlerësuese, u ndanë mirënjohje për gjithë nxënësit pjesmarrës dhe për mualimët në shenjë respekti për kontributin e tyre të dhënë në “Netët Kulturore Islame 2023″.
Më 28 korrik 2023, e premte u zhvillua gara në kategorinë: Kuizi Islam, ku në këtë kategori garuan gjithësej 13 kanidatë,
Në kategorinë “Kuizi Islam” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I i takoi dy kandidateve, të cilët u përgjigjën në të gjitha pyetjet me saktësi – Fatime Imishti nxënës pranë mektebit të xhamisë me dy minare – Vizbeg dhe Sara Ibrahimi – nxënëse pranë mektebit Sulltan Fatih Mehmed.
Vendi i II – Imane Lata nxënëse në institutin e hifzit për vajza “Bezisten”
Vendi i III – Ajshe Aliu, nxënëse pranë mektebit të xhamisë Ataullah Hoxha – Studeniçan.
Pas, shpalljes së rezultateve nga ana e komisioneve vlerësuese, u ndanë mirënjohje për gjithë nxënësit pjesmarrës dhe për mualimët në shenjë respekti për kontributin e tyre të dhënë në “Netët Kulturore Islame 2023″.
Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili në fund të programit, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për guximin e treguar, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtutjeshme, si dhe mualimeve për kontributin e tyre në jetën fetare me lutje Allahut Fuqiplotë që ti shpërblej për sakrificën e tyre.