Sonte, më datë 13 shkurt 2020 (e enjte) në Xhaminë e Vjetër të fshatit Kondovë, në prani të referentëve të Myftinisë, hoxhallarëve të rajonit të Dërvenit dhe një numër i konsiderueshëm i xhematit, u mbajt ligjërata e radhës e në kuadër të ciklit të ligjëratave mujore që Myftinia e BFI – Shkup organizon me hoxhallarët e të gjitha rajoneve që veprojnë në kuadër të Myftinisë.
Në fillim të këtij tubimi Nevzat ef. Ameti, në emër të këshillit dhe xhematit të xhamisë falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre.
Më pas, pjesa kryesore i takoi ligjëruesit Shefket ef. Baftjarit i cili trajtoi temën: “E verteta për të drejtën islame”
“Ne, që jemi mbledhur këtu për të rikujtuar njëri-tjetrin për të drejtën islame duke marrë për bazë urdhërat e All-llahut dhe për shembull; jetën e Pejgamberit tonë s.a.v.s, këto mësime madhështore duhet ti përcjellim në familjet tona, në shoqërinë e afërt, e më gjërë, sepse, e kemi obligim që ta përcjellim islamin e vërtetë.
Duke u nisur nga e vërteta se feja jonë urdhëron atë që është e drejtë, Islami aq sa dallohet nga parimet e besimit, aq më tepër edhe për nga parimet e drejtësisë ” – tha mes tjerash Shefket Efendiu.
Përndryshe, Shefket ef. Baftjari aktualisht shërben si hatib në xhaminë “Neda” të Haraçinës.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup