REALIZOHET ME SUKSES TRIBUNA FETARE ME HOXHË EKREM AVDIU

Myftinia e Shkupit, sot,17 prill 2022, pas namazit të ikindisë, në xhaminë “Bedër” të Butelit, solli për besimtarët e Shkupit, ligjëruesin e radhës në kuadër të tribunave fetare për këtë Ramazan, Hoxhë Ekrem Avdiu, në tribunën e titulluar “Xhennetin mos e kërko me pak”
Në këtë tribunë ishin të pranishëm; Myftiu i Myftinisë së Shkupit, dr.Qenan ef.Ismaili, i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, hatibi i xhamisë Ferid ef. Selimi, hoxhallarë e hafëzllarë, këshilli i xhamisë dhe besimtarë të lagjes së Butelit e më gjërë.
Nikoqiri i këtij organizimi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij mirëseardhëse, shprehi falenderim dhe mirënjohje për praninë e mysafirit , ligjëruesit të kësaj tribune, Ekrem ef. Avdiu, i cili pranoi ftesën, mori rrugën nga Mitrovica për në Shkup për ta nderuar Myftininë e Shkupit, hoxhallarët dhe besimtarët e Shkupit.
Më pas, pjesa kryesore i takoi ligjëruesit të kësaj tribune, Ekrem ef. Avdiut.