Sot, 12 maj 2020 (e martë), me vendimin e sjellur nga Rijesti i BFI-së për rihapjen e xhamive, kryetari i BFI –së Reisul Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili dhe stafi i kabinetit të tij i priu xhematit në faljen e namazit të drekës në Xhaminë me Dy Minare të Sarajit.
Në këtë ditë gëzimi, Reisi u mirëprit nga besimtarët e kësaj ane që kishin dalur për ta falur namazin me xhemat.
Pas faljes së namazit, Reisi iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti ku mes tjerash këshilloi besimtarët që ti përmbahen rregullave dhe rekomandimeve të BFI-së gjatë faljes së namazeve me xhemat, ashtu siç janë respektuar sot, të respektohen edhe në periudhën në vazhdim gjatë përballjes me pandeminë Kovid -19.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI -Shkup