SEANCA E DYTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 16 qershor 2020 (e martë), pas namazit të drekës komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit vazhdoi me seancën e dytë të dëgjimit të kandidatit Sead Idrizi nga fshati Bukoviq.

Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 8, 9, 10,11, 12, 13 dhe 14 nga Kurani Famëlartë

Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati.

Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup