SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SEMRA LOKI

Sot, më 21 mars 2022 (e hënë), komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit filloi me seancën e parë të dëgjimit të kandidates Semra Loki.
Kandidatja para komisionit lexoi xhuzet 1; 2; 3; 4 dhe 5 nga Kurani Famëlartë.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit, në hapësirat e xhamisë së Re të Çairit.
Hfz. Munevere Murtezi – kryetare e komisionit
Hfz. Selvije Dardhishta Shaqiri- anëtare e komisionit
Hfz. Neal Bajrami- anëtare e komisionit
Gjuhere Ramani – përfaqësuese e Myftinisë