SEANCA E PARË DËGJIMORE E KANDIDATES PËR HAFIZE SUHEJLA ABDULLAHI

Më 4 mars 2023, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit filloi me seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Suhejla Abdullahi.
Në fillim, përfaqësuesja e Myftinisë Xhevhere Ramani në fjalën e saj përshëndetëse në emër të Myftiut falenderoi për angazhimin e muhafizit dhe hafizes në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat dëgjimore zhvillohen në hapësirat e xhamisë Dyqanxhik në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit, në përbërje:
Hfz. Munevere Murtezi – kryetare;
Hfz. Selvije Dardhishta Shaqiri – anëtare; dhe
Hfz. Neale Bajrami – anëtare.
Seancat dëgjimore zhvillohen ditëve në vijim në të njëjtën xhami.